Politikat e Privatësisë
Përditësimi i fundit: 10 Gusht, 2026
Kjo Politikë Privatësie përshkruan politikat dhe procedurat tona mbi mbledhjen, përdorimin dhe përpunimin e informacionit tuaj kur përdorni shërbimet tona dhe ju tregon për të drejtat tuaja të privatësisë dhe se si ligji ju mbron.
Kreu I
Kontrolluesi Dhe Kontaktet
Kontrollues i të dhënave është “Integrated Tech Solutions” (ITS) sh.p.k, me NIPT M11614005F, me seli në Rr. “Jordan Misja”, Kompleksi “Panorama”, Kati 1, Njësitë nr. 12-13, Shkalla 2, Tiranë. Për çdo çështje lidhur me përpunimin e të dhënave tuaja mund të kontaktoni Nëpunësin e Mbrojtjes së të Dhënave: Brikena Muça, email bmuca@americancapital.al, tel 068 51 52 661.
Kreu II
Të Dhënat Që Mblidhen Dhe Qëllimet
Neni 1
Kategoritë
Nëpërmjet faqes përpunohen: të dhëna që jepni vullnetarisht nëpërmjet formularëve të kontaktit (emër, email, mesazh), si dhe të dhëna teknike të navigimit (adresa IP, cookies, statistika përdorimi).
Neni 2
Qëllimet dhe baza ligjore
Të dhënat përpunohen për t'iu përgjigjur kërkesave tuaja (baza: hapat paraprakë të kontratës ose interesi i ligjshëm, neni 7), për funksionimin teknik të faqes (interes i ligjshëm) dhe për statistika (vetëm me pëlqimin tuaj, shkronja “a” e nenit 7).
Kreu III
Cookies Dhe Analitika
Faqja përdor cookies teknike të domosdoshme (pa pëlqim) dhe, sipas rastit, cookies analitike që aktivizohen vetëm pas pëlqimit tuaj nëpërmjet banerit të pëlqimit. Pëlqimi mund të tërhiqet në çdo kohë nga cilësimet e faqes.
Kreu IV
Marrësit Dhe Transferimet
Të dhënat u vihen në dispozicion vetëm personelit të autorizuar dhe ofruesve teknikë që veprojnë si përpunues sipas nenit 26. Kur përdoren shërbime me servera jashtë vendit, transferimi mbështetet në garancitë e neneve 39 deri 42 të Ligjit.
Kreu V
Afati I Ruajtjes
Të dhënat ruhen vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për qëllimin ose sa kërkon ligji, dhe më pas fshihen ose anonimizohen.
Kreu VI
Të Drejtat Tuaja
Sipas neneve 13 deri 20 të Ligjit, keni të drejtë të kërkoni akses, korrigjim, fshirje, kufizim, kundërshtim dhe transferueshmëri, si dhe të tërhiqni pëlqimin. Kërkesat i drejtohen Nëpunësit të Mbrojtjes së të Dhënave në adresën e mësipërme dhe trajtohen brenda afateve ligjore.
Nëse çmoni se të drejtat tuaja janë cenuar, keni të drejtë të ankoheni pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (www.idp.al).
Kreu VII
Fëmijët
Sipas pikës 6 të nenit 8 të Ligjit, përpunimi i të dhënave të një të mituri mbi bazën e pëlqimit, në kuadër të ofrimit të shërbimeve online, është i ligjshëm vetëm nëse i mituri është të paktën 16 vjeç. Për të miturit nën 16 vjeç, kërkohet pëlqimi ose autorizimi i prindit ose i kujdestarit ligjor. Nuk mbledhim me vetëdije të dhëna të fëmijëve nën këtë moshë pa këtë pëlqim; nëse konstatohet një përpunim i tillë, të dhënat fshihen menjëherë.
Kreu VIII
Lidhjet Me Faqe Të Treta
Faqja mund të përmbajë lidhje drejt faqeve të palëve të treta, të cilat kanë politikat e tyre të privatësisë. Shoqëria nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen ose praktikat e tyre; ju këshillojmë të lexoni politikat e secilës faqe që vizitoni.
Kreu IX
Ndryshimet E Kësaj Politike
Kjo politikë mund të përditësohet herë pas here. Çdo ndryshim publikohet në këtë faqe me datën e re të përditësimit; për ndryshime thelbësore njoftoheni paraprakisht kur është e mundur.
Kreu X
Njoftim Për Video-Survejim
Shoqëria “Integrated Tech Solutions” (ITS) sh.p.k, me NIPT M11614005F, me seli në Rr. “Jordan Misja”, Kompleksi “Panorama”, Kati 1, Njësitë nr. 12-13, Shkalla 2, Tiranë, ju informon se ambientet e saj mbikëqyren me video-survejim, në zbatim të nenit 13 të Ligjit nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe të Udhëzimit nr. 3, datë 30.04.2025.
Për shoqërinë “Integrated Tech Solutions” (ITS) sh.p.k
_______________________________
Maksim Caslli, Administrator